“Alexis mund ta ndihmojë United në fazën finale të Ligës së Kampionëve”

Prishtinë | 05 Shk 2018 | 16:29 | Nga

Alexis Sanchez mund të jetë vendimtar në fazën finale të Ligës së Kampionëve për Manchester United, ka thënë legjenda e klubit, Lou Macari, shkruan Goal, njofton Klan Kosova.

Kiliani bëri debutimin e tij në Old Traford të shtunën ku edhe shënoi golin e parë për klubin duke u zgjedhur edhe si Lojtari i Ndeshjes, në ndeshjen kundër Huddersfield, të cilën Manchester United e fitoi 2-0.

Macari i ka thënë Goal se ardhja e Sanchez e ka transformuar United në një ekip që është në gjendje të shkojë më largë në fazen finale të Ligës së Kampionëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme