Alisson, 100 për qind i gatshëm kundër Manchester United

Prishtinë | 01 Tet 2019 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

Portieri Alisson Becker, nuk do të jetë në fushë për Liverpoolin në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Salzburgut, por është 100 për qind i gatshëm për derbin kundër Manchester United, pas pushimit ndërkombëtar.

Braziliani ka qenë jashtë fushave shkaku i një lëndimi të pësuar në ndeshjen hapëse të Premierligës.

Ishte shpresuar që Alisson do të jetë i gatshëm këtë javë, por Jurgen Klopp ka vendosur të mos rrezikojë aspak, pavarësisht dëshirës së portierit për t’u rikthyer në fushë.

“Ai nuk është stërvitur me ekipin dhe ne duhet të shohim për ndeshjen me Leicester (të shtunën). Për ndeshjen kundër Manchester United (20 tetor), ndoshta do të jetë i gatshëm 100 për qind, por duhet të shohim”, ka deklaruar Klopp.

Në mungesë të Alisson, në portën e Liverpoolit është paraqitur Adrian, portieri i ardhur nga West Ham United.

Të ngjashme