Alisson, i uritur për më shumë trofe

Prishtinë | 31 Kor 2019 | 12:31 | Nga Ekonomia Online

Portieri brazilian i Liverpoolit, Alisson Becker, ka bërë të ditur se e ka synim të shtojë edhe të tjera trofe në koleksionin e tij gjatë sezonit 2019/20, pasi u kthye në skuadrën e Liverpoolit për stërvitjet parasezonale të martën.

Ish-portieri i Romës i fitoi titujt e Ligës së Kampionëve dhe Kupës së Amerikës gjatë sezonit 2018/19, pas transferimit të tij për 75 milionë euro nga Roma në korrik të vitit 2018.

Pas kthimit të tij në skuadrën e Liverpoolit për stërvitjet parasezonale në Evian, Alissoni i bëri të ditura synimet e tij për sezonin e ardhshëm.

“Për t’i fituar dy tituj, për t’i fituar dy tituj të mëdhenj, gjatë sezonit ishte një gjë e mrekullueshme për mua. Shpresoj se këtë sezon – dhe unë do të punoj shumë këtë sezon – do të marrë edhe më shumë”, ka thënë Alissoni.

“Jam shumë i lumtur që jam kthyer. I pata disa pushime të këndshme me familjen, kalova kohë me familjen dhe shoqërinë, por më mungoi fusha, djemtë, stafi dhe të gjithë. Tani mezi po pres të luaj sërish dhe të filloj të punoj”.

“Si skuadër, jemi të emocionuar, por duhet të mbetemi me këmbë në tokë, ashtu siç bëmë edhe sezonin e kaluar. Ne duam të tentojmë për gjithçka këtë sezon, kështu që duhet të punojmë”.

“Niveli i futbollit është shumë i lartë dhe i ngjashëm në çdo klub, kështu që ne duhet të punojmë për t’i arritur të njëjtat gjëra, por edhe arritje të tjera gjatë këtij sezoni që po vjen.

26-vjeçari e ndihmoi Brazilin ta fitojë trofeun e parë të Kupës së Amerikës në 12 vjet, pasi e pranoi vetëm një gol në gjashtë ndeshjet që skuadra e Tites i zhvilloi gjatë këtij turneu. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme