Alissoni do të mungojë edhe në shtatë ndeshje të tjera për Liverpoolin

Prishtinë | 13 Sht 2019 | 15:59 | Nga Ekonomia Online

Alisson Becker do të mungojë edhe në shtatë ndeshje të tjera për Liverpoolin. Trajneri Jurgen Klopp nuk e pret kthimin e tij në skuadër deri pas pushimit tjetër të ndeshjeve të ekipeve kombëtare.

Portieri brazilian ka qenë jashtë fushës së blertë, pasi që e pësoi një lëndim serioz qysh në ditën hapëse të sezonit të ri, 2019/20, të Premierligës. Ai u lëndua në ndeshjen kundër Norwichit në Anfield dhe nuk është parë në fushën e lojës që nga atëherë.

Fillimisht ishte dyshuar për një lëndim edhe më serioz sesa ai që e ka tani, mirëpo Alissoni nuk pritet të kthehet në fushën e lojës ende.

Ai tashmë ka munguar në tri ndeshje të Premierligës dhe në Superkupën e UEFA-s. Vendin e tij e ka marrë Adrian, i cili u transferua te ‘Reds” gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.

Të ngjashme