Alitit iu mbyll një derë, por iu hap një më e madhe

Prishtinë | 08 Pri 2018 | 09:24 | Nga

Një derë mbyllet e një hapet. Në rastin e Fidan Alitit, futbollistit nga Lugina e Preshevës, dera e hapur vlerësohet shumë më e madhe.

Para katër vjetësh Shqipëria e kishte ftuar për dy ndeshje miqësore, atë të muajit maj 2014 kundër Rumanisë, të humbur 2:1 dhe atë të fituar ndaj San Marinos në qershorin e atij viti.

Më pas ishte lënë në harresë, shkruan sot Koha Ditore.

“Për çdo futbollist është ëndërr të luajë për kombëtare. Është një gjë e madhe për çdo lojtar dhe i jam falënderues Shqipërisë”, ka thënë Aliti.

Ishin këto dy ndeshjet e vetme të Alitit si pjesë e kombëtares shqiptare. Me kaq u mbyll kjo periudhë e tij në nivel shtetesh, për t’u hapur një tjetër pas katër vjetësh, në një shtet tjetër.

Qendërmbrojtësi 24-vjeçar po luan për Kosovën nga qershori i vitit 2017, kur edhe debutoi kundër Turqisë në Shkodër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme