Allardyce trajner i ri i Evertonit

Prishtinë | 29 Nën 2017 | 16:47 | Nga

Ish-trajneri i përfaqësueses angleze ka rënë dakord të ulet në stolin e Everton.

Ai do të jetë në tribunë në ndeshjen e sotme teksa ekipi i tij i ri do të luajë ndaj West Ham United në Goodison Park.

Ai ka arritur marrëveshjen për një kontratë 18-mujore me vlerë shtatë milionë euro në sezon, një rrogë që e bën më të paguar se shumë emra të skuadrave elitare të futbollit evropian.

Ai do të paguhet 130,000 euro në javë dhe do të përfitojë 11 milonë euro në 18 muaj.

Është një veprim tepër ambicioz nga drejtuesit e Everton, të cilët shkarkuan Ronald Koeman gjashtë javë më parë.

Everton vazhdon të kalojë një formë të dobët në Premier League, dhe është eliminuar nga Europa League.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme