Allegri afër pozitës së menaxherit të Manchester Unitedi

Prishtinë | 16 Tet 2019 | 12:20 | Nga Ekonomia Online

Ish menaxheri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është ‘afër’ që ta marrë këtë pozitë te Manchester United.

Tuttosport raporton se negociatat në mes të dy palëve janë intensifikuar në javët e fundit.

Ole Gunnar Solskjaer ka pasur një fillim jo të mirë në sezonin 2019/2020, ku Djajtë e Kuq tash zënë vendin e 12 në Premier League.

Allegri i ka dhënë vetes pushim që prej kur u largua në Juve, por raportimet thonë se italiani mund të ketë gatishmëri që të marrë detyrën në Old Trafford nëse i plotësohen kërkesat në lidhje me rrogën.

Përveç United interesim  për Allgeri ka shprehur edhe Tottenham Hotspur.

Të ngjashme