Allegri e Pochettino, favoritë për stolin e PSG-s

Prishtinë | 18 Dhj 2020 | 19:50 | Nga Ekonomia Online

Massimilano Allegri dhe Mauricio Pochettino janë kandidatët kryesorë për ta zëvendësuar Thomas Tuchelin në pozitën e trajnerit të Paris Saint-Germainit, ka shkruar ESPN të premten.

Mësohet se drejtuesit e klubit francez nuk janë të kënaqur me punën e trajnerit gjerman, që mund të shkarkohet nëse nuk arrin fitore ndaj Lillet në kampionat.

PSG-ja, të dielën mbrëma luan në udhëtim ndaj Lillet që është lider në Ligue 1.

Si Allegri, ashtu edhe Pochettino janë të papunë dhe po shihen si opsione të duhura nga drejtuesit e ekipit francez.

Tuchel 41-vjeçar, është në krye të PSG-së që nga verë e vitit 2018 dhe ka kontratë deri në fund të këtij edicioni.

Nën drejtimin e teknikut gjerman, PSG-ja ka fituar dy tituj kampioni të Francës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme