Allegri është larguar, Juventus e rikthen Benatian

Prishtinë | 07 Qer 2019 | 11:44 | Nga Ekonomia Online

Juventus janë duke e shqyrtuar mundësinë e rikthimit në skuadër të mbrojtësit Medhi Benatia nga Katari.

Sipas ‘La Stampa’, Juventus është në kërkim të një mbrojtësi cilësor, dhe Benatia konsiderohet një alternativë.

Reprezentuesi nga Maroku kaloi dy vjet në Torino, duke fituar dy tituj të Serie A, dhe duke arritur një herë finalen e Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, ai u nis drejt Katarit në muajin janar pas një zënke me trajnerin Massimiliano Allegri.

Allegri tashmë nuk është pjesë e Juventusit, dhe 32 vjeçari sipas gazetës ka dhënë pëlqimin për një aventurë të dytë në Torino.

Të ngjashme