Allegri favoriti kryesor për stolin e Bayernit

Prishtinë | 15 Pri 2021 | 19:39 | Nga Ekonomia Online

Julian Nagelsmann është favoriti kryesor për të marrë drejtimin e Bayern Munich nëse Hansi Flick vendos të largohet në fund të këtij sezoni, ndërsa janë përmendur edhe emrat e Oliver Glasner dhe Thomas Tuchel, megjithatë sëfundmi në skenë ka dalë edhe emri i Massimiliano Allegrit.

Ish-trajneri i Juves aktualisht është i papunë dhe shikohet sidomos nga shefi ekzekutiv i Bayernit, Karl Heinz-Rummenigge si pasuesi ideal i Flick, i cili me shumë gjasa do të marrë drejtimin e Gjermanisë aty do të pasojë Joachim Low.

Rummenigge pëlqen më shumë Allegrin sesa Nagelsmann edhe për faktin se Italian zotëron një eksperiencë shumë të madhe edhe në arenën ndërkombëtare.

Vetë italiani është mëse i gatshëm të ulet në stolin e Bayernit, gjithmonë nëse klubi bavarez do t’i bëjë një ofertë.

Të ngjashme