Allegri i përshtatshëm për Arsenalin ose Tottenhamin

Prishtinë | 28 Maj 2020 | 17:32 | Nga Ekonomia Online

Ish-trajneri i Juventusit, Max Allegri do të ishte i përshtatshëm për Tottenham Hotspurin ose Arsenalin, ka thënë ish sulmuesi Marco Negri.

Ish-sulmuesi i Glasgow Rangers dhe Perugia ku luajti së bashku me Allegrin, ka folur për Radio Musica Television për të ardhmen e Allegri pasi kaloi një vit pushim.

“Jam i lumtur me karrierën që ai ka, duke dëshmuar të gjitha vlerat e tij, pasi ai tashmë na drejtonte të gjithëve në mesfushën e Perugias”.

“Unë mendoj se Allegri do të ishte i përshtatshëm për jetën në Londër, me një klub si Tottenham ose Arsenal. Ai me siguri do të bashkohet me një klub që ka ambicien për të fituar ”, ka thënë Negri.

Allegri fitoi pesë tituj radhazi në Serinë A në stolin e Juventusi dhe katër trofe të Kupës së Italisë, dy Superkupa të Italisë dhe arriti në dy finale të Ligës së Kampionëve.

Të ngjashme