Allegri: Juventusi është rritur në Ligë të Kampionëve

Prishtinë | 13 Shk 2018 | 08:58 | Nga

Max Allegri mendon se Juventusi tani ka më shumë vetëbesim në Ligë të Kampionëve.

Juventusi e ka arritur finalen e garës më të madhe evropiane për klube në tri vitet e fundit dhe sonte përballet me Tottenhamin në ndeshjen e parë të 1/8 së finales, raporton Express.

“Do të jetë një ndeshje shumë e balancuar, 50-50, prandaj duhet të përqendrohemi fort dhe të jemi të kujdesshëm”, ka thënë Allegri mbrëmë në një konferencë për media para ndeshjes.

“Klubi dhe ekipi janë rritur shumë në Evropë, sa i përket vetëbesimit”, ka shtuar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme