Allegri pret një stinor të vështirë për Juventusin

Prishtinë | 27 Kor 2018 | 09:17 | Nga

Në një intervistë për faqen zyrtare të Juventus, trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka folur për shortin që përcaktoi kalendarin e kampionatit të Seria A për sezonin 2018/2019.

Një kalendar që sipas teknikut të “Zonjës së Vjetër” komplikon gjithçka për kampionët në fuqi të Italisë.

“Është një kalendar ku në dukje, ndeshjet e fillimit mund të duken si të kalueshme lehtshëm. Por ndërkohë, unë shoh gjithmonë pjesën finale të kalendarit”, deklaroi Allegri.

“Është një kampionat i ngjashëm, në mos më i vështirë se ai i sezonit të kaluar, ku në shtatë ndeshjet e fundit, duke nisur nga ajo me Milan, kemi Fiorentinën, derbin me Torinon, Inter, Atalantën, Romën dhe Sampdoria”.

“Do të jetë një finale kampionati mjaft e komplikuar, por duhet të luajmë me të gjithë, ndaj duhet të përgatitemi maksimalisht. Besoj se edhe këtë vit, kampionati do të vendoset në javët e fundit, sepse ka shumë përballje direkte. Faza e parë vlen dhe nuk vlen. Do të jetë me siguri shumë më vendimtare faza e dytë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme