Allegri thotë se gjyqtari është dashur ta kuptojë reagimin e Buffonit

Prishtinë | 12 Pri 2018 | 09:15 | Nga

Allegri thotë se gjyqtari është dashur ta falë Buffonin.

Padyshim që është një ndeshje që ka për të mbetur gjatë në memorien e tifozëve të futbollit.

Për sfidën Real Madrid – Juventus do të flitet për ditë të tëra në vazhdim për shkak të episodeve të shumtë që kishte në vetëm 5 minutat e fundit të sfidës.

Kur dukej sikur ndeshja do të shkonte në kohën shtesë pasi Juve kishte përmbysur disavantazhin e ndeshjes së parë, Medhi Benatia shtyu Lucas Vazquezin brenda zonës dhe gjyqtari akordoi penallti.

Lojtarët e Juventusit çmenden me vendimin duke protestuar në mënyrë agresive drejt Michael Oliver, i cili pak më pas nxjerr me karton të kuq Gigi Buffonin.

“Ishte reagim njerëzor dhe gjyqtari është dashur ta kuptoj këtë. Është e pakuptueshme”, tha Massimiliano Allegri për kartonin e kuq të Gianluigi Buffon.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme