Allegri zbulon se çfarë i tha Ramosit në momentin e penalltisë

Prishtinë | 12 Pri 2018 | 09:30 | Nga

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka shpjeguar përplasjen e tij me Sergio Ramosin pas akordimit të penalltisë në favor të Real Madridit.

Allegri u fjalos me Ramosin dhe pas ndeshjes shpjegoi se çfarë ndodhi mes tyre.

“Ai tha se ishte penallti dhe unë i thashë se në ndeshjen e parë kishte një penallti për be. Por, pasi pa faullin ndaj Cuadrado-s, arbitri sinjalizoi fundin e ndeshjes. Ramos bëri sikur nuk kuptoi dhe nuk foli më”, ka zbuluar Allegri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme