Alli dhe Kane ende në radarin e Realit

Prishtinë | 08 Tet 2017 | 09:08 | Nga

Gjiganti spanjoll, Real Madridi janë duke i shikuar ende dyshen e talentuar angleze të Tottenham Hotspur, Dele Alli dhe Harry Kane.

Sipas gazetës Marca, Reali ka dështuar të transferojë Kylian Mbappen gjatë verës së kaluar dhe janë të vetëdijshëm se ata duhet të nënshkruajnë një superyll vitin e ardhshëm.

Gazeta spanjolle thekson se dy prej emrave në listën e tyre të nënshkrimeve të mundshme Galaktikëve janë yjet e Tottenhamit, Kane dhe Alli.

Duke pasur parasysh talentin e tyre të dukshëm dhe moshën e re, Kane është 24 vjeç dhe Alli është 21 vjeç – ata do të përshtateshin krejtësisht me nevojat projektin e Los Blancos.

Drejtuesit e klubit Mbretëror do të shikojnë nga afër dyshen angleze kur ata do të ndeshen ndaj Tottenhamit në Ligën e Kampionëve më vonë këtë muaj.

Reali do të dalin kundër një sulmuesi që ka shënuar 14 gola në 10 ndeshje këtë sezon dhe një mesfushori me tipare sulmues i cili ka qenë i dobishëm në shanset e krijuara dhe shënimin e golave.

Ndeshja mes Realit dhe Tottenhamit do të zhvillohet në Santiago Bernabeu me 17 tetor dhe është në kuadër të Grupit H.

Çmimet e Alli dhe Kane mendohet se janë mbi 100 milionë euro për secilin, por kjo nuk do të paraqiste ndonjë problem për klubin mbretëror spanjoll.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme