Alma, kampionia e botës në sportin tradicional tajlandez

Prishtinë | 08 Jan 2019 | 08:34 | Nga Ekonomia Online

Një luftëtare me baba nga Kosova dhe nënë nga Shqipëria po shkruan historinë e një sporti tajlandez në Australi.

Është 18-vjeçarja Alma Juniku që muajin e kaluar fitoi dy tituj të botës në sportin Muay-Thai, të njohur edhe si tajboks (Thai Boxing).

Alma më 13 dhjetor në Hong Kong e mposhti tajlandezen Zaza Sor Aree dhe kështu fitoi titujt e botës në kategorinë bantam në versionet WBC dhe IPCC.

Luftëtarja e re ka lindur në Australi, ndërsa është pjesë e klubit “Modern Warrior Gym” në Queensland. Ajo ka nisur si nëntëvjeçare të ushtrojë Muay-Thai, sportin luftarak të Tajlandës, por tashmë të praktikuar në shumë vende të botës. Alma tashmë llogaritet luftëtare profesionale, ndërsa të tillë janë edhe vëllai e motra e saj, Andy dhe Amanda Juniku. Fillimisht fëmijët e familjes Juniku nisën me këtë lloj sporti për hobi, por mbetën në të, ndërsa Alma planifikon të qëndrojë gjatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme