Alonso në plane të Atleticos

Prishtinë | 30 Mar 2020 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Atletico Madridi dëshiron të transferojë mbrojtësin e Chelseat, Marcos Alonso këtë verë, njofton “Don Balon”, transmeton Koha.net.

Trajneri i Atleticos, Diego Simeone e sheh 29-vjeçarin si përforcim ideal për krahun e majtë të mbrojtjes. Simeone po planifikon të bëjë disa ndryshime në skuadër.

Alonso ka luajtur vetëm 11 ndeshje në Premier League me Chelsean këtë stinor. Ai te Chelsea u transferua në verën e vitit 2016 nga Fiorentina për 23 milionë euro.

Për Alonson është duke u interesuar edhe Interi.

Të ngjashme