Alonso para sfidës më të madhe të karrierës së tij

Prishtinë | 06 Jan 2020 | 11:08 | Nga Ekonomia Online

Kampioni i dyfishë i Formula 1, spanjolli Fernando Alonso po e sfidon veten në “Rally Dakar” dhe po shpreson të arrijë një nga sukseset më të mëdha të sporteve të automobilizmit.

“Sfida padyshim është më e madhja me të cilën jam përballur në karrierën time sportive. Por, t’i marr gjërat që duken të pamundura dhe të tentoj t’i bëj të mundura me përgatitje gjashtë apo shtatë muaj, është një sfidë mjaft intriguese”, thotë Alonso.

“Rally Dakar” është sporti tjetër i automobilizmit në të cilin Alonso e sfidon veten, ndonëse asgjë në karrierën e tij nuk krahasohet me garimin gjatë dy javëve në Arabi Saudite.

Alonso në vitet e fundit ka shikuar jashtë Formula 1 për t’i shtuar shkëlqim një karriere, ku ka zënë vend në mesin e legjendave të Formula 1.

Ai është duke kërkuar të fitojë “kurorën e trefishtë”, duke ia shtuar triumfet në “Le Mans 24 orë” dhe “Indianapolis 500”, triumfit në garën e Shpërblimit të Madh të Monakos në Formula 1, të cilën Alonso e ka fituar dy herë.

Të ngjashme