Alonso pensionohet nga Formula 1 në fund të sezonit

Prishtinë | 14 Gus 2018 | 18:12 | Nga

Fernando Alonso do të pensionohet nga Formula 1 në fund të sezonit. Piloti i McLarenit ka vendosur që të tërhiqet nga sporti automobilistik pas 17 sezonesh.

Spanjolli 37-vjeçar është shpallur dy herë kampion bote gjatë karrierës së tij, mirëpo ka dështuar të jetë konkurrent prej se iu ribashkua McLarenit nga Ferrari në vitin 2015.

“Pas 17 viteve të mrekullueshme në këtë sport mahnitës, është koha për ndryshim”.

“E kam shijuar secilën minutë të këtyre sezoneve të bukura dhe nuk mund t’i falënderoj sa duhet njerëzit të cilët kanë kontribuuar për ta bërë kaq të veçantë”.

“Kanë mbetur edhe disa çmime të mëdha këtë sezon dhe unë do të jem pjesëmarrës me më së shumti përkushtim dhe pasion se kurrë më parë”.

“Të shohim se çfarë do të sjellë e ardhmja, sfida të reja do të vijnë. Po kaloj kohën më të mirë në jetën time, por kam nevojë që të eksploroj aventura të reja”.

“Dua t’i falënderoj të gjithë te McLareni. Zemra ime është gjithmonë me skuadrën. E di se do të kthehet më e fortë dhe më e mirë në të ardhmen”.

“E kam marrë këtë vendim para disa muajsh dhe ka qenë i vështirë”, ka thënë Alonso.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme