Alpinistja nga Kosova në mesin e grave që “lëvizën malet”

Prishtinë | 29 Qer 2018 | 09:06 | Nga

Fotografia e alpinistes nga Kosova, Arineta Mula është vendosur në kuadër të fushatës “She moves mountains” që në gjuhën shqipe do të thotë “Ajo lëviz malet”.

Kjo kampanjë e realizuar në Amerikë ka grumbulluar fotografi nga gratë të cilat kanë pushtuar maje të maleve në botë dhe që me tregimet e tyre kanë ndryshuar shoqërinë për të mirë.

“Fotoja ime eshte perzgjedh nga The North Face me kampanjen @shemovesmountains – “ajo lëviz malet” qe ka grumbulluar te gjitha fotografite e grave qe me storiet e tyre kane ndryshuar shoqerine per te mire.
Per te gjithe ju qe jeni ne Amerike dhe jeni afer mund ta shihni ne muralin ne Kent avenue Williamsburg. E lumtur te jem ne mesin e femrave qe levizin malet”, ka shkruar Mula në Facebook.

Arineta Mula vitin e kaluar ka pushtuar Mont Everestin, majën më të lartë në botë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme