Alushi i jep fund karrierës, por mbetet në futboll

Prishtinë | 18 Qer 2019 | 11:29 | Nga Ekonomia Online

Një futbollist që ka ofruar kontribut të madh në përfaqësuesen e Kosovës, në fazën transitore të saj i ka dhënë fund karrierës si lojtar. Bëhet fjalë për Enis Alushin, mesfushori që ka shërbyer te Kosova për vite të tëra dhe ka mbuluar shumë pozita, varësisht prej nevojave të trajnerëve.

Alushi 33-vjeçar ka pasur vështirësi të gjejë skuadër të denjë në vitet e fundit dhe tani ka vendosur t’i japë fund karrierës. Por nuk do të largohet nga futbolli. Ai pritet të vazhdojë karrierën si agjent futbolli, pra të përfaqësojë lojtarët e tjerë, shkruan Koha Ditore.

Lajmin për largimin e Alushit nga futbolli aktiv e ka dhënë bashkëshortja e tij, Fatmire Alushi. Ajo po ashtu ka karrierë shumë të suksesshme në futboll, ndërsa është përshëndetur vite më parë.

“Pas 15 vjetësh karrierë në futbollin profesional, tani t’i po nis rrugën e re si agjent i lojtarëve në një agjenci të madhe. Futbollit vazhdon t’i mbetesh besnik, pasi ti e do shumë atë. Ne jemi krenar me ty dhe gjithmonë do të përkrahim”, ka shkruar Fatmire Alushi në rrjetet sociale të hënën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme