Alves e refuzon kontratën e re të PSG-së, e do kalimin te kjo skuadër

Prishtinë | 20 Shk 2019 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

Dani Alves do të jetë lojtari lirë në fund të sezonit.

PSG po tenton ta bind mbrojtësin brazilian që të qëndrojë në skuadër, por ai ka vendosur të largohet, përcjell lajmi.net.

Alves kishte bërë me dije se ai dëshiron të ribashkohet me Pep Guardiolan te Manchester City, andaj në verë mund të ndodhë një transferim.

Braziliani do të nënshkruajë më gjasë me skuadrën angleze, duke e refuzuar kështu kontratën e re nga parisienët. 

Të ngjashme