Alves tregon pse u largua nga Barcelona

Prishtinë | 11 Pri 2017 | 12:36 | Nga

Dani Alves, futbollisti mbrojtës i Juventusit, do të ketë rastin që në Ligën e Kampionëve të ndeshet me ish-bashkëlojtarët e tij të Barcelonës.

Në fakt “Zonja e Vjetër” dhe Barça janë rivalë të çerekfinales, ndërsa takimi i parë do të luhet sonte në stadiumin e Juventusit në Torino. Në prag të ndeshjes Alves thotë se pas tetë vitesh doemos duhej të braktiste Barcelonën, sepse më nuk ndihej komod.

“Më duhet të them se më nuk jam ndier komod në Barcelonë. Gjërat ndryshuan në klub, ndërsa teksa koha kalonte, gjithmonë kam qenë në vijë të parë të frontit. Vendosa ta kthej kokën në kahjen tjetër dhe të gjej lumturinë diku tjetër. Ky është ndryshim por edhe sfidë në të njëjtën kohë. Ishte e çuditshme në fillim, mirëpo gjithmonë jam kënaqur në sfidat, që ishte arsyeja për të braktisur Barcelonën”, tha Alves për faqen zyrtare të internetit të Federatës Botërore të Futbollit (FIFA).

Dueli i parë i çerekfinales do të luhet sonte me fillim në ora 20:45. Ndeshja e kthimit është në program në Nou Camp më 19 prill.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme