Alvesi po e jeton ëndrrën e fëmijërisë te Sao Paulo

Prishtinë | 12 Sht 2019 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

Ishim paralajmëruar se ai mund të rikthehet, por prapë kur Dani Alves njoftoi se do t’i bashkohet Sao Paulos në një kontratë trevjeçare, lëvizja dërgoi valë shoku nëpër futbollin brazilian, shkruan Daily Mail.

I lënduar te Paris Saint-Germaini në fund të stinorit 2017-18, lojtari më i dekoruar në futboll me 40 trofe të fituar humbi rastin për të përfaqësuar Brazilin në Botërorin 2018 në Rusi, transmeton Koha Ditore.

Me gjithë fjalët se karriera e tij në majë mund të ketë mbaruar, u bë një rikthim sensacional në stinorin 2018-19, para se ai të udhëhiqte si kapiten Brazilin drejt triumfit në Copa America këtë verë dhe të shpallej lojtari më i mirë i turneut.

Gjatë turneut, ndërsa Brazili si nikoqir kishte nisur ngadalë, por u përmirësua në rrugën drejt finales, Alves ishte bombarduar në konferenca për media dhe në zona miks për të ardhmen e tij. Ende ishte e paqartë në atë kohë se ku do të shkonte, ndërsa kontrata e tij me Paris Saint-Germainin ishte duke skaduar.

Gjatë mesit të Copa Americas, ai së paku në rrjete sociale njoftoi se periudha e tij dyvjeçare në Francë ka përfunduar, ndërsa vetëm sa u rritën spekulimet për një rikthim të tij te Barcelona apo bashkim me ish-trajnerin Pep Guardiola te Manchester City.

Të ngjashme