Ambasadori britanik: Pritja e tifozëve anglezë në Kosovë ishte më e mira në botë

Prishtinë | 31 Dhj 2019 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori britanik, Nicholas Abbott, ka treguar përshtypjet e tij nga katër muajt e parë në Kosovë. Në mesin e ngjarjeve që ai ka veçuar është ndeshja mes Kosovës e Anglisë në “Fadil Vokrri” , kohën e kaluar me burrat e gratë e FSK’së dhe takimin e Konteshës së Wessex’it me të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Abbott ka thënë se vikendi kur është mbajtur ndeshja e futbollit në mes Kosovës dhe Anglisë në nëntor, do të jetë përgjithmonë një kujtim i veçantë për të.

Abbott ka përmendur mirëkpritjen e kosovarëve për tifozët anglezë, derisa ka thënë se pavarësisht rezultatit kjo ngjarje ka ripërtërirë afërsinë në mes Kosovës e Anglisë. Ndërkohë, ka falenderuar edhe për mikpritjen e ngrohtë që i është bërë atij dhe familjes.

“Vikendi kur është mbajtur ndeshja e futbollit në mes Kosovës dhe Anglisë në nëntor, do të jetë përgjithmonë një kujtim i veçantë për mua. Ngrohtësia e mikpritjes për tifozët Anglezë ishte më e mira që ata kanë pranuar kudo në botë, dhe unë ende ndihem shumë i privilegjuar që kam pasur mundësinë t’a përjetoj si Ambasador Britanik këtu. Pavarësisht rezultatit të lojës, kjo ngjarje ka ripërtërirë afërsinë në mes dy vendeve tona”, ka shkruar ai.

Ambasadori ka kujtuar edhe ndihmën e pjestarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. Ka thënë se ata përfaqësojnë më të mirët e Kosovës.

“Ka qenë kënaqësi dhe privilegj të kaloj kohë me burrat dhe gratë e Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë muajve të kaluar. Ata përfaqësojnë më të mirët e Kosovës: profesionistë, të aftë dhe nga të gjitha komunitetet. Pjesëtarët e FSK-së kanë qenë ndër të parët që kanë ndihmuar ata në nevojë për shpëtim dhe asistencë pas termetit në Shqipëri muajin e kaluar. Aftësia dhe guximi i tyre është vlerësuar me të drejtë. Ne do të vazhdojmë të përkrahim FSK-në me asistencë dhe trajnime edhe në vitin 2020”, ka shkruar Abbott.

Ai ka kujtuar edhe vizitën e Konteshës së Ëessex’it në Kosovës, dhe takimin e saj me të të mbijetuarit e dhunës seksuale.

“Në tetor LSM Sophie, Kontesha e Ëessex ka vizituar Kosovën, ku u takua me të mbijetuarit e dhunës seksuale në konflikt, duke theksuar rëndësinë e kësaj çështje. Në javët e kaluara ne kemi ndëgjuar për raste të dhimbshme të stigmës që po vazhdon të ndikojë te viktimat e pafajshme, edhe brenda familjeve të tyre. Është koha që të gjithë ne t’a ngrisim zërin për të drejtat dhe dinjitetin e viktimave të këtyre krimeve të tmerrshme, të ju ofrojmë përkrahje, solidaritet dhe t’i pranojmë ata”, thuhet në postimin e tij. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme