Ambasadori italian: Ne të gjithë e mbështesim ekipin Kosovës

Prishtinë | 31 Mar 2021 | 18:52 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka reaguar lidhur me ndeshjen e futbollit që do të zhvillohet sot në mes të Spanjës dhe Kosovës.

Orlando ka shkruar në mbështetje të ekipit të Kosovës dhe ka përmendur edhe himnin dhe flamurin e Kosovës.

Këtë cicërimë Orlando e ka ilustruar me një fotografi të lojtarëve të Kosovës derisa po festonin golin e Muriqit.

“Ne të gjithë e mbështesim ekipin Kosovës sot. Lojtarët, flamuri, himni dhe të gjitha. Forca Kosova”, ka shkruar Orlando në twitter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme