Amir Abrashi tek Dortmundi

Prishtinë | 10 Kor 2017 | 16:18 | Nga

Dortmundi e dëshiron Abrashin në “Signal Iduna Park”.

E përditshmja gjermane, Sport Bild, bën të ditur se mesfushori shqiptar, Amir Abrashi, mund të ndërrojë skuadër gjatë verës, transmeton Gazeta Express.

Bild shkruan se Dortmundi është i interesuar në mesfushorin e Kombëtares shqiptare dhe të Freiburgut dhe se shumë shpejt pritet t’i nisin negociatat.

Amiri është pjesë e Freiburgut që nga viti 2015, ku ka bërë 55 paraqitje dhe ka shënuar katër gola.

Sezonin që lamë pas ai bëri vetëm 21 paraqitje për shkak të lëndimeve, duke shënuar një gol.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme