Amir Rrahmani, lojtari i muajit te Napoli

Prishtinë | 01 Pri 2022 | 17:35 | Nga Ekonomia Online

Amir Rrahmani është zgjedhur si lojtari më i mirë për muajin shkurt te Napoli.

Reprezentuesi i Kosovës mori më së shumti vota nga tifozët e skuadrës italiane.

Napoli gjatë muajit shkurt zhvilloi katër ndeshje në Serie A, të cilat Rrahmani i luajti 90 minuta.

28-vjeçari i pazëvendësueshëm ishte edhe në dy ndeshjet ndaj Barcelonës në Ligën e Evropës.

Kësisoj, paraqitjet e Amir Rrahmanit gjatë muajit shkurt u vlerësuan më së larti nga tifozët, të cilët e shpallen atë si lojtarin më të mirë të muajit.

Të ngjashme