Amir Rrahmani më i miri: Greqia 1-1 Kosova, notat e lojtarëve

Prishtinë | 14 Nën 2021 | 22:59 | Nga Ekonomia Online

Kosova mori një pikë në ndeshjen e fundit të fazës kualifikuese në Kupën e Botës, pasi barazoi 1-1 me Greqinë.

Golin për grekët e realizoi Giorgos Masouras, derisa për Dardanët shënoi Amir Rrahmani.

Greqia ishte skuadër më e mirë për një nuancë dhe mori notën e përgjithshme 6.97, me Kosovën që u vlerësua 6.90.

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë sfidë ishte padyshim Rrahmani që u notua me 7.8.

Në anën tjetër, lojtari që nuk ishte sonte në elementin e tij doli Fidan Aliti, me vlerësimin 6.3.

Të ngjashme