Amir Rrahmani pjesë e mbrojtësve më të mirë në Serie A

Prishtinë | 06 Nën 2019 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

Amir Rrahmani është duke kaluar në një formë të shkëlqyer tek skuadra e Veronës në Serie A.

Mbrojtësi i Kosovës në pak kohë është shndërruar në lojtarin më të rëndësishëm të skuadrës italiane.

Ai së bashku me Kumbullën, ka formuar një dyshe të fortë në mbrojtje, duke qenë ndër më të mirët në Serie A këtë sezon.

Në një statistikë tjetër, tregohet se Rrahmani është lojtari i gjashtë që ka rikuperuar (fituar) topa gjatë 11 xhirove të para në Serie A.

I pari në këtë listë ësthë Alessio Romangoli i Milanit, i vazhduar nga Mattia Bani i Bologna, Samir i Udineses, Fabio Lucioni i Lecce dhe Simone Lacoponi i Parmës.

Të ngjashme