Amir Rrahmani u përball të dielën me Gabbiadinin që doli pozitiv me Coronavirus

Prishtinë | 12 Mar 2020 | 17:41 | Nga Ekonomia Online

Manolo Gabbiadini është futbollisti i dytë në Serie A që ka dalë pozitiv në testin për coronavirus.

Sulmuesi italian i Sampdorias kishte bërë analizat pasi kishte disa simptoma dhe në fund doli pozitiv.

Këtë e ka konfirmuar vet klubi italian dhe lojtari në faqet e tyra zyrtare në rrjetet sociale.

Katër ditë më parë, të dielën më 8 mars Gabbiadini ishte titullar në fitoren e Sampdorias 2-1 ndaj Hellas Veronës.

28-vjeçari kishte disa duele me kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmani gjatë kësaj përballje, por edhe me futbollistët tjerë të Veronës.

Te Verona aktivizohet edhe mbrojtësi tjetër shqiptar Marash Kumbulla, por që në këtë takim ishte në bankën rezervë.

E me tu konfirmuar ky rast ka reaguar edhe klubi i Veronës, që ka njoftuar se janë pezulluar të gjitha aktivitetet.

Verona i ka dërguar futbollistët në karantinë për dy javë dhe ka njoftuar se klubi do të marrë hapa për të përgatitur të gjitha procedurat e nevojshme.

Përveç Veronës edhe klubi i Sampdorias është në karantinë të plotë, ndërsa një gjë të tillë e kanë bërë edhe Juventus e Inter.

Kujtojmë që Gabbiadini është futbollisti i dytë në që është konfirmuar me coronavirus pas Daniele Ruganit të Juventusit.

Të ngjashme