Amir Rrahmanit i dyfishohet vlera, ja sa vlen tani kapiteni i Kosovës

Prishtinë | 11 Shk 2020 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Amir Rrahmanit i është dyfishuar vlera në tregun e transferimeve.

Kapiteni i Kosovës në përditësimin e fundit të ‘Transfermarkt’ vlen 12 milionë euro, duke pësuar rritje 100 për qind.

Më 12 dhjetor të vitit të kaluar, vlera e Rrahmanit ishte rritur në gjashtë milionë euro, dhe për 25 vjeçarin, nuk janë dashur shumë kohë, për ta dyfishuar atë.

Paraqitjet e mira me Hellas Verona në Serie A, dhe blerja e kartonit të tij nga Napoli, kanë bërë që Rrahmanit t’i rritet vlera.

Kujtojmë se Rrahmani pati paraqitje për t’u vlerësuar edhe në ndeshjen e fundit të Hellas Verona, ku mposhtën Juventusin 2:1.

Rrahmani në këtë ndeshje, pati detyrën më të vështirë, të ruaj Cristiano Ronaldon, një nga më të mirët në histori të futbollit.

Të ngjashme