Ançeloti gati t’i japë fund papunësisë, mbërrin në Angli

Prishtinë | 16 Dhj 2019 | 18:08 | Nga Ekonomia Online

Karlo Ançeloti është gati t’i japë fund papunësisë, vetëm pak ditë pasi u shkarkua nga stoli i Napolit, teksa ka nisur bisedimet me Evertonin.

Sipas asaj që shkruan “Sky Sport”, tekniku 60-vjeçar ka mbërritur ditën e sotme në Angli, për të biseduar me drejtuesit e Evertonit.

Këta të fundit shkarkuan para pak ditësh nga posti i trajnerit Markos Silvën dhe, janë në kërkim të një trajneri të ri.

Ançeloti shihet si profili ideal të cilit mund t’i besohet drejtimi i skuadrës, dhe drejtuesit janë takuar me të ditën e sotme. Për italianin do të ishte një rikthim në Premier Ligë, aty ku më parë ka drejtuar Çelsin.

Të ngjashme