Ancelotti befason me përforcimin e parë te Napoli

Prishtinë | 26 Maj 2018 | 10:10 | Nga

Napoli ka shfaqur interesim për transferimin e mesfushorit të Zenit St Petersburg, Leandro Paredes.

Carlo Ancelotti ka filluar t’i planifikojë përforcimet e para te skuadra e Napolit.

Trajneri i ri ka shfaqur interesim për transferimin e mesfushorit të Zenit St Petersburg, Leandro Paredes, raporton “Sky Sport Italia”.

Ancelotti beson se mund ta bind ish futbollistin e Romës të rikthehet në Serie A, përcjell “lajmi.net”.

Klubi rus kërkon 35 milionë euro për shitjen e tij.

Paredes mund të kalojë te Napoli si zëvendësim për Jorginhon i cili është pranë transferimit në Manchester City.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme