Ancelotti befason me përforcimin e ri në Napoli

Prishtinë | 29 Maj 2018 | 09:14 | Nga

Carlo Ancelotti ka bërë gati një blerje në mbrojtje në rast të largimit të Kalidou Koulibaly.

Carlo Ancelotti ka filluar t’i planifikojë përforcimet e reja në Napoli.

Trajneri i ri i ekipit nga San Paolo ka bërë gati një blerje në mbrojtje në rast të largimit të Kalidou Koulibaly.

E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se Ancelotti kërkon mbrojtësin e Romës, Kostas Manolas, përcjell “lajmi.net”.

Manolas ka klauzolë në kontratën e tij me Romën me vlerë prej 38 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme