Ancelotti i do Benzeman, Vidalin dhe Luizin në Napoli

Prishtinë | 24 Maj 2018 | 09:01 | Nga

Trajneri i ri i Napolit, Carlo Ancelotti, nuk dëshiron të humbasë kohë dhe t’i transferojë tri super yje në Napoli, pasi u emërua trajner i gjigantit italian.

Ai shpreson t’i transferojë Karim Benzeman, Arturo Vidalin dhe David Luizin në afatin kalimtar veror, sipas Sun, transmeton Gazeta Express.

Ancelotti, i cili u emërua në postin e trajnerit të Napolit të mërkurën, i ka kërkuar presidentit të klubit, Aurelio di Laurentiis, ta sigurojë se klubi do të shpenzojë në verë për të mbetur konkurrent për tituj.

Me Jorginhon dhe Kalidou Koulibaly drejt largimit shumë të mundshëm, Anceloti e ka identifikuar treshen veterane nga Real Madiridi, Bayern Munichu dhe Chelsea për t’i zëvendësuar ata.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme