Ancelotti e dëshiron Luizin te Napoli

Prishtinë | 27 Qer 2018 | 16:23 | Nga

Napoli është vënë pas shërbimeve të mbrojtësit brazilian, David Luiz, raporton The Sun.

Raportohet se menaxheri i Napolit, Carlo Ancelotti e dëshiron mbrojtësin e Chelseat në radhët e veta, transmeton Koha.net. Napoli është i gatshëm të paguajë rreth 30 milionë euro për shërbimet e tij.

Luiz kishte një sezon jo të mirë te Chelsea, dhe raportohet se edhe ai ka shprehur interesim për të kaluar te gjiganti italian.

31 vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në fund të sezonit 2018-19.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme