Ancelotti e do edhe një yll të Realit në Everton

Prishtinë | 14 Nën 2020 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti synon që nga Real Madridi të transferojë edhe një futbollist.

Bëhet fjalë për Iscon, i cili nuk po gjen aktualisht hapësirë nën menaxhimin e Zinedine Zidane, transmeton KOHA, raporton Le10Sport.

Ancelotti tashmë në Goodison Park e ka sjellë ish-yllin e Realit, James Rodriguez, i cili ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në skuadrën angleze.

Ancelotti synon që ta sjellë Iscon në Everton në afatin kalimtar të janarit në formë huazimi.

Kontrata aktuale e Iscos me Realin skadon në qershor të vitit 2022.

Të ngjashme