Ancelotti e do yllin e Napolit në Real Madrid

Prishtinë | 07 Qer 2021 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i ri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, dëshiron ta sjellë me vete në Santiago Bernabeu yllin e Napolit, Hirving Lozano.

Ancelotti u kthye në Madrid për ta zëvendësuar Ziendine Zidanin e larguar për sezonin 2021/22 dhe synon disa ndryshime në skuadër para fillimit të sezonit të ri, transmeton Gazeta Express.

Trajneri italian e kishte sjellë Lozanon në Napoli në vitin 2019 sa ishte trajner i klubit italian dhe dëshiron ta vazhdojë bashkëpunimin me të edhe në Madrid.

Ancelotti ka nisur të kërkojë përforcime në tregun e transferimeve dhe Tuttosport raporton se ai e do Lozanon në Madrid.

Prandaj, Madridi është duke e përgatitur një ofertë për ta bindur Napolin ta shesë meksikanin. Raportohet se një ofertë prej 50 deri në 60 milionë euro do të mjaftonte për ta bindur presidentin Aurelio de Laurentiis.

Lozano, i cili i shënoi 11 gola në 32 ndeshje në Serie A sezonin e fundit, ka kontratë me Napolin deri në verën e vitit 2024.

Të ngjashme