Ancelotti e konfirmon një mungesë dhe një rikthim të rëndësishëm në ndeshje me Cityn

Prishtinë | 03 Maj 2022 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi do ta zhvillojë nesër mbrëma ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Cityt.

“Los Blancos” e shohin veten në disavantazh nga ndeshja e parë, e cila në “Etihad Stadium” javën e kaluar kishte përfunduar 4:3 për “Citizens”.

E tash, kampioni i freskët i Realit e synon përmbysjen e madhe në “Santiago Bernabeu”, shkruan “Gazeta Express”.

Trajneri Carlo Ancelotti në konferencë për shtyp sot ka konfirmuar se, për dallim nga ndeshja e parë, do ta ketë në dispozicion mesfushorin defanziv, Casemiro, i cili është pjesë e rëndësishme e ekipit të tij.

Ndërkohë, italiani ka zbuluar se në ndeshjen e nesërme, do të mungojë përsëri qendërmbrojtësi David Alaba.

Sidoqoftë, Ancelotti ka alternativa të tij dhe do të mundohet ta përgatisë një ekip sa më të mirë për t’u munduar ta çojë Realin në finale të Championsit. 

Të ngjashme