Ancelotti: Ia falëm dy pikë Levantes

Prishtinë | 23 Gus 2021 | 08:50 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, e ka fajësuar mbrojtjen e skuadrës së vet për pranimin e tri golave në barazimin dramatik 3:3 me Levanten të dielën në La Liga, duke thënë se ajo ia fali kundërshtarit dy pikë.

Real Madridi ka mundur të vuante më keq nga ndeshja e çmendur në Valencia, por Vinicius Junior u fut nga banka rezervë për t’ia shmangur humbjen ekipit të tij duke e barazuar rezultatin dy herë.

Ancelotti, i cili u kthye në stolin e Madridit këtë verë, u shpreh i kënaqur me pjesën e parë por jo dhe me 45 minutat e dytë.

“Ndeshja ishte e çmendur. Pasi e kontrolluam mirë pjesën e parë, ia falëm dy pikë në pjesën e dytë”, tha Ancelotti pas ndeshjes.

“Është e vështirë ta shpjegosh, duhet të jesh i përqendruar tërë kohën dhe është e vështirë ta pranosh. Duhet të jemi më të përqendruar”, shtoi ai.

Të ngjashme