Ancelotti mund të merr drejtimin e Napolit

Prishtinë | 02 Maj 2018 | 19:26 | Nga

Carlo Ancelotti është një opsion për Napolin nëse Maurizio Sarri largohet gatë verës.

Ka raporte që Sarri mund të shkojë në Ligën Premier tek skuadra e Chelseat, Arsenalit apo edhe të Tottenham Hotspur.

Ndër kandidatët që do të marrin drejtimin e skuadrës napolitane është edhe Ancelotti, i cili është lojtar i lirë pasi u shkarkua nga Bayern Munich, raporton Radio CRC.

Ancelotti refuzoi punën e Italisë, duke këmbëngulur se dëshiron të punojë në nivel klubesh dhe Napoli mund të jetë destinacioni i ri.

Partenopei nuk kanë fituar Scudetto që nga ditët e Diego Armando Maradonës, përkatësisht viti 1990 dhe aktualisht janë katër pikë larg liderit Juventus, kur kanë mbetur edhe tre xhiro deri tek përfundimi i kampionatit italian.

Ancelotti gjithashtu është raportuar se mund të merr drejtimin e Arsenalit pas largimit gjatë verës së Arsene Wengerit.

Ndryshe, italiani në të kaluarën ka drejtuar edhe skuadra të tjera italiane si Milan dhe Roma.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme