Ancelotti: Nuk e shesim Lewandowskin

Prishtinë | 20 Kor 2016 | 16:38 | Nga

Carlo Ancelotti nuk ka ndërmend të lejojë largimin e Robert Lewandowskit nga Bajerni i Mynihut. Sulmuesi polak përflitet prej kohësh për një kalim të mundshëm në Real Madrid.

“Bajerni nuk ka ndërmend ta largojë Lewandovskin. Nuk ka asnjë arsye se përse duhet të shesë një prej sulmuesve më të mirë në botë. Nuk do ta shkëmbeja Lewandowskin me asnjë tjetër”, tha Ancelotti në një intervistë për të përditshmen gjermane “Bild” .

Strategu italian vlerësoi edhe talentin portugez Sanches.

“Renato është një nga lojtarët që më kanë rënë më shumë në sy. Shumë klube të rëndësishëm Europiane e kërkonin atë, por Bajerni u tregua më i shpejtë në këtë pikë. Sanches është lojtar fantastik dhe do të jetë një element kyç për Bajernin e së ardhmes”.

Të ngjashme