Ancelotti: Nuk ka zhgënjim që nuk arritëm transferimin e Mbappes

Prishtinë | 12 Sht 2021 | 11:12 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka pohuar se nuk ka “zhgënjim” në klub pasi humben mundësinë e transferimit të Kylian Mbappe gjatë afatit kalimtar të verës.

Los Blancos e kthyen vëmendjen tek sulmuesi fitues i Kupës së Botës pasi e panë atë të hynte në vitin e fundit të kontratës së tij me Paris Saint-Germain.

Një ofertë prej 220 milionë eurosh për 22-vjeçarin u paraqit para përfundimit të afatit të fundit.


Megjithatë, PSG refuzoi shitjen e lojtarit pasi ata shpresojnë se talenti i madh francez do të rinovojë kontratën me klubin nga Parc des Princes.

Me Real Madridin që thuhet se kërkon të marrë Mbappen si lojtar të lirë në verën e 2022, Ancelotti u përgjigj për gazetarët.


“Nuk ka zhgënjim, por është e qartë se ai është një lojtar i madh dhe i urojmë fat”.

“Ne kemi një skuadër shumë të fortë”, ka thënë Ancelotti. /Telegrafi

Të ngjashme