Ancelotti: Nuk kam kërkuar ta rikthejmë Ronaldon

Prishtinë | 17 Gus 2021 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka mohuar raportimet se ka kërkuar që Cristiano Ronaldo të rikthehet në “Camp Nou”.

Ai këtë e ka thënë në një postim në profilin e tij në Twitter.

Ai tha se Ronaldo është legjendë e Realit, por nuk ka kërkuar ta transferojë.

“Cristiano Ronaldo është legjendë e Real Madridit dhe unë e respektoj vërtet. Por, nuk kam kërkuar as planifikuar të transferojë Cristianon këtë verë. Shikojmë përpara” – shkroi Ancelotti.

Ronaldo dëshiron largimin nga Juventusi dhe Real Madridi dhe PSG janë destinacionet e preferuara nga ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme