Ancelotti nuk shkon në Londër, e pret rezultatin e testit të Covid-19

Prishtinë | 05 Pri 2022 | 14:22 | Nga Ekonomia Online

Carlo Ancelotti nuk ka udhëtuar për në Londër me pjesën tjetër të ekipit të Real Madridit.

“Los Blancos” do të përballen të mërkurën me Chelsean në ndeshen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Dhe, trajneri italian ka mbetur në Madrid dhe me këtë rast nuk do të mundë të paraqitet në konferencë për shtyp, të paraparë për sonte nga ora 19:00, njoftojnë mediat spanjolle, përcjell “Gazeta Express”.

Trajneri i Real Madridit ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe do ta bëjë pasdite një test të ri dhe vetëm nëse del negativ mund të udhëtojë drejt Anglisë dhe të ulet rregullisht në bankinë nesër mbrëma në “Stamford Bridge”.

Nëse nuk ia del, do të jetë i biri i tij, Davide, ai që do ta drejtojë ekipin spanjoll në Londër.

Njëjtë ndodhi edhe në ndeshjen e fundit në La Liga.

Të ngjashme