Ancelotti: Preferoj të tjerë lojtarë para Hazardit, ky është problemi i tij

Prishtinë | 26 Tet 2021 | 19:23 | Nga Ekonomia Online

Eden Hazard nuk është i dëmtuar.

Sulmuesi belg është duke kaluar një tjetër sezon të vështirë me Real Madridin.

Lëndimet në fillim të edicionit kanë bërë që ai ta humbasë vendin në ekip.

Hazard nuk po luan që disa ndeshje, dhe Carlo Ancelotti ka zbuluar se kjo po ndodh për shkak se ai preferon lojtarë të tjerë.

“Hazard do të arrijë versionin e tij më të mirë dhe do të luajë më shumë sesa po bën tani. Tani për tani trajneri preferon të tjerë, por koha e tij do të vijë”, u shpreh Ancelotti.

Të ngjashme