Ancelotti: Pres me padurim ndeshjet me Arsenalin

Prishtinë | 12 Dhj 2016 | 16:01 | Nga

Bayern Munchen duket një skuadër pa fat në short, teksa ashtu si edhe në sezonin e kaluar sërish do të ketë përballje delikate.

Vitin e kaluar ia dolën të kalonin me vështirësi në minutat shtesë Juventusin, ndërkohë që në Nyon sot shorti rezervoi Arsenalin.

Carlo Ancelotti e ka vlerësuar këtë duel si shumë interesant dhe shpreson që të vazhdojë serinë pozitive të bavarezëve ndaj klubit anglez.

“Presim me padurim dy ndeshje mjaft interesante. Unë kam besim te skuadra ime dhe shpresoj që të mund të arrijmë çerekfinalet. Duhet të zhvillojmë një paraqitje fantastike në sfidën e parë, në mënyrë që në Londër të shkojmë me një reziltat shumë të mirë. Arsenali ka një skuadër shumë të mirë aktualisht dhe një trajner për të cilin unë kam vlerësimin maksimal”, deklaroi trajneri italian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme