Ancelotti: Rezultati na jep besim, shpresojmë të shkojmë larg

Prishtinë | 16 Shk 2017 | 09:05 | Nga

Carlo Ancelotti është shumë i kënaqur me ndeshjen dhe rezultat e skuadrës së tij.

Bayer Munich ‘shkatërroi’ Arsenali, duke e mposhtur me rezultat 5-1 dhe kjo fitore i ka lënë shije të mirë trajnerit italian, i cili pas kësaj fitore beson që skuadra të shkoj sa më larg.

“Në pjesën e parë kishim vështirësi sepse ata [Arsenali] luanin me kundërsulme dhe na krijuan jo pak probleme”, deklaroi fillimisht Ancelotti pas ndeshjes.

“Ky ishte një rezultat shumë i rëndësishëm. Ne ishim kompakt gjatë gjithë kohës dhe kemi treguar cilësi të mira sulmuese”.

“Rezultati na jep besim për ndeshjen e kthimit. Shpresojmë të shkojmë sa më larg”, përfundoi trajner gjerman.

Të ngjashme